Categories Lajme

I ngjante “tmerrësisht” të shpallurit në kërkim, 26-vjeçari i pafajshëm bën pesë ditë burg

Një 26-vjeçar nga Florida, SHBA, kaloi pesë ditë në burg pasi u ngatërrua me një të arratisur të shpallur në kërkim, i cili kishte të njëjtin emër, moshë dhe pamje me të. I riu vjeçari Leonardo Silva Oliveira me profesion kuzhinier, u arrestua më 20 janar jashtë restorantit të Broward County ku ai punon pasi u ngatërua me një tjetër Leonardo Silva Oliveira, po ashtu 26 vjeç.

Kuzhinieri pohoi se policia duhet ta dinte se kishin marrë njeriun e gabuar pasi ai nuk kishte asnjë tatuazh. Në raportet e policisë thuhet se i arratisuri kishte tatuazhe në dy krahët e tij. “Më kontrolluan krahët. Ata nuk panë asnjë. Por ata prapë më arrestuan”- tha kuzhinieri. Ai u mbajt në burg deri të martën, por autoritetet e kuptuan gabimin dhe e lanë të lirë.

Sipas një raporti të arrestimit nga Departamenti i Policisë së Coconut Creek, kuzhinieri u njoh me anë të patentës së shoferit dhe informacioneve për regjistrimin e automjetit të tij në Florida, edhe pse data e lindjes së tij ishte e ndryshme nga ajo e të arratisurit. “Kur u konstatua se gjurmët e gishtave nuk përputheshin, Oliveira u lirua menjëherë nga burgu”- shtuan autoritetet. Burimi: nypost

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME