Categories Sport

I pathyeshmi Zlatan Ibrahimovic ftohet në kombëtaren suedeze, trajneri shpjegoi pse

Trajneri suedez Janne Anderson ftoi sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic (41 vjeç) për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin e ardhshëm Europian kundër Belgjikës dhe Azerbajxhanit.

Edhe pse vetëm së fundi u rikuperua nga një dëmtim që e mbajti jashtë fushës për nëntë muaj, Ibrahimovic do të jetë pjesë e kombëtares që do të tentojë të kualifikohet në Euro.

“Ne kemi qenë gjithmonë në kontakt, tani  ndihet mirë dhe është unik në personalitet dhe përvojë. Ideja është që ai të kontribuojë në fushë, përndryshe nuk do ta kisha ftuar”, shpjegoi Anderson.

Sulmuesi legjendar deri më tani ka luajtur 121 ndeshje me fanellën e Suedisë dhe ka shënuar 62 gola.

Ibrahimovic ka kontratë të vlefshme me Milanin deri në fund të këtij sezoni dhe rikujtojmë se klubi nuk e ka regjistruar në Champions League.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME