Categories Lajme

I publikuan fotot duke ngrënë byrek me kos/ Reagon Gjuzi: Këshillë nga babai, më mban trupin në formë

Kreu i partisë Konservatore dhe njëkohësisht deputeti i Parlamentit, Kujtim Gjuzi ka reagur në lidhje me fotot që iu publikuan ditën e djeshme në median online duke ngrënë byrek me kos. (Shiko këtu)

Përmes një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale, Gjuzi bën me dije se ishte para Kuvendit dhe jo në zonë e ish-Bllokut.

Ai thekson se është njeri i thjeshtë dhe se byreku dhe një shishe kos në mëngjes është këshilla e babait të tij për të mbajtur trupin e formë.

Reagimi i plotë:

“Deputeti Kujtim Gjuzi është tradicional

Unë nuk jam në bllok por jam përballe Kuvendit te Republikës se Shqipërisë

Miq unë jam një qytetar si ju dhe është hera e dyte qe dal ne portale i fotografuar duke ngrenë, ama ju them se;

Edhe gjarperinjte nuk ngacmojnë kur dikush është duke ngrenë.
Unë ju them se spiunet e komunareve jane akoma sot e kesaj dite neper kembe ne pastruam parlamentin siç u pastruan disa syresh deputet ashtu do te mbarojne edhe disa te tjere ne vitet ne vijim.

Byreku dhe nje shishe kos per mengjes eshte keshilla e babait tim qe me ka dhene ky ushqim mban trupin ne forme gjate gjithe dites!

Besoj se askush nuk ka pare deri tani Kujtim Gjuzin ne spitale vetem ne rastin qe dhuroj gjak dhe nuk marr asnje lek nga dhurimi i gjakut tim te pastert.

Ju faleminderit gazetareve per lajmin atyre qe me fotografojne ju them mos e beni gratis kerkoni para mediave qe ju i dergoni foto!”, -thekson Gjuzi në faqen e tij të Facebook.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME