Categories Lajme

Nusja rrëfen tor turat në familjen e burrit: Kunata më futej në dhomë, ja çfarë më bënte vjehrri. Djali 9-vjeç kaloi në depresion

Një tjetër dr amë njerëzore u trajtua sot në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”, në News24.

Historia e trishtë e çiftit Jonuzaj nis ditët e para të martesës së tyre. Nusja tregon se është martuar me shkuesi dhe me bashkëshortin ka marrëdhënie të mira, por varfëria dhe jetesa në një çati me vjehrrit u shkaktoi probleme të panumërta në familje.

Molla e sherrit do të bëhet kunata, e cila futej shpesh në dhomën e nuses për të kontrolluar nëse mban lekë të fshehura nga dasma. Këtë gjest ajo e kishte bërë të rrugës, derisa një ditë burri i kërkon nuses që të kyçë dhomën, pasi e njëjta histori kishte ndodhur edhe me vëllain tjetër të martuar. Kjo situatë do të shkaktojë debate në familje dhe vjehrri tenton t’i dëbojë nga shtëpia.

Çifti jeton në një dhomë me tre fëmijët. Burri nuk punon dot, sepse ka probleme me shtyllën kurrizore, por për të përballuar disi jetesën nis të shesë kanaçe. Vjehrri, ndërkohë, kërkon lekë nga nusja që të paguajnë kontratën e dritave dhe kur nuk merr shumën që i duhej, fillon tor turat në mënyrë që ata të largohen. I lë pa ngrënë me ditë të tëra, ua pret dritat dhe tenton të go dasë nusen me dru.

Nga dh una në familje kanë filluar të vuajnë edhe fëmijët psikologjikisht. Djali i madh është 9 vjeç dhe ka kaluar në depresion nga kjo situatë, i cili kalon në gjendje të pakontrolluar ankthi.

Rrëfimi:

Tefta: Unë jam martuar 27 vjeçe dhe i merrja nuses së vëllait 2 mijë lekë të vjetra t’ia jepja burrit se vjehrri si jepte. Kur shkoj tek dhoma ime gjej kunatën një ditë që po e kthente dhomën përmb ys, kur e pyeta se ç’kërkonte më tha që po kërkonte fotot e vëllait. Më pas, burri im u sëmurë nga hernia diskale, qante si fëmijë, por vjehrri nuk e çonte në spital.

Ngela shtatzënë që ditën e parë dhe i kërkoja babait tim lekë, punoja dhe vetë i përballoja të gjitha. Shkoja të lahesha, s’më lejonin ma hiqnin ujin, isha me rrezik dështimi. Më pas kur linda çunin i kërkova babit tim të çonte burrin ta vizitonte dhe më pas ky u bë më mirë.

Nuk kishim ku të rrinim, dhoma ishte shumë e vogël, kur i kërkova vjehrrit të na jepte dhomën tjetër, ai më ngriti dorën të më go diste, por e ndaloi burri im. Më pas, lajmërova prindërit e mi, erdhën aty dhe doja të largohesha nga ajo shtëpi. Më pas, vendosa të qëndroja, bëra një banjë me dërrasa, donim të rrinim larg tyre, larg konflikteve, por she rret vazhdonin.

Vjehrri më ka thënë “bëj analizat e ADN-së fëmijës”. Unë i thashë “merre dhe bëja, nëse del fëmija i djalit tënd, atëherë bëji varrin vetes, nëse jo ma bëj va rrin mua”.
Sokoli: Nëna s’ka dalë asnjëherë nga shtëpia, nuk ka mundësi për të kundërshtuar. Me vëllain kemi qenë të shkëputur gjithmonë, secili ka qenë në punë të vet. Unë punoj se dua të bëj shtesë një dhomë atje ku jam, ndaj punoj. Babi nuk do që të ndërtoj, duhet leja dhe unë s’kam mundësi ta bëj lejen.

Tefta: Vjehrri ca s’thotë për mua dhe djalin e tij, njerëzit e besojnë nuk e dinë të vërtetën. Vjehrri më thoshte “mu qëro se do ta martoj djalin”. Në atë kohë burri im s’kishte asnjë problem me mua. Kam qenë në 2013-2014 në polici, sepse vjehrri më kë rcënon, por nuk më ka dhu nuar. Më ka vënë njerëz mbrapa me motor atëherë kur shteti na preu dritat, kërkonte nga ne 5 milionë lekë. Unë i thashë “e përpjesëtojmë në 3 se është edhe vajza jote”. Edhe tokat që ka në fshat, që i ka dhënë shteti, as atë nuk do t’ia japë të birit. Do ta ndajmë dhe atë thotë.

Sokoli: Dua vetëm këtë gjë. “Të më japi pjesën që më takon babai me emër, me shkrim, me dokument, që të ndërtojmë një dhomë se po më flenë fëmijët përdhe.”

Tefta: I them vjehrrit të tërhiqet nga debatet, të na lërë të qetë të shikojmë jetën tonë, sepse kemi 10 vite që qaj në atë dhomë, që kam hequr to rtura në atë dhomë. Ai i kërkon babait tim lekët që na ka lënë të jetojmë në atë dhomë. Ai vetë s’më ka dhënë asnjë lugë kur jemi ndarë, të gjitha gjërat m’i kanë dhënë vëllezërit e mi. Ai nuk shkon me asnjë djalë, bëhet vetëm më çupat dhe dhëndurët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME