Categories Sport

Euronews, Shqiptari që sy non Formula 1, kampion në botën e automobilizmit

Një vit më parë fitoi kampionatin e Formula 4Është bërë e ditur se shkupjani Lirim Zendeli sy non të bëhet shqiptari i parë që ngjitet në pi edestalet e Formula 1. Thuhet se këtë sezon Zendeli garon në Formula 3, pasi në moshën 19-vjeçare, një vit më parë fitoi kampionatin e Formula 4, shkruan Euronews, transmeton albinfo.ch.

“E shoh veten si kampion në Formula 3, por edhe në Formula 1. Besoj se me përkrahjen e duhur kjo është e mundur të arrihet. Do ishte shumë mirë që të jem shqiptari i parë që do të arrij këtë”, është shprehur ai për Euronews.

Po ashtu, Zendeli tregon se këtë sport e filloi si hobi në Gjermani, në moshën 10-vjeçare. Rastësisht ai është stërvitur në një klub privat të legjendës së Formula 1, Michael Schumacher dhe trajnerët dalluan shumë shpejt talentin e tij.

“Kam filluar në ekipin e Michael Schumacher, 4 vjet në karting. Kam fituar kampionate të Gjermanisë, gara në botë. Hap pas hapi arritëm në F4, ku fituam kampionatin, dhe tani në F3”, tha Zendeli.

Nga ana tjetër, sponsori dhe menaxheri i tij, Sali Ajdini, një tjetër shqiptar nga Maqedonia e Veriut që jeton në Gjermani, thotë se synimi kryesor i këtij sezoni është titulli kampion në Formula 3.

“Shkalla e dytë është Formula 1. Kemi për të hipur edhe një shkallë dhe të fillojmë kontratat me Formula 1. Lirimi është shumë i vendosur. Ai dëshiron që ta arrijë qëllimin. Ëndrrën që ka, me mbështetjen që ka, do ta ketë më të lehtë për ta arritur”, shprehet Ajdini.

Vlen të theksohet se Lirim Zendeli për momentin është në bisedime për të firmosur me skuadër të re në Formula 3. Por emrin e klubit e mban të fshehtë deri sa të formalizohen kontratat. /Albinfo.ch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME