Categories Lajme

I rezistoi kohës, por jo tërmetit. Paradoksi me kalanë e Durrësit

Kalaja e Durrësit e shekullit V i rezistoi kohës, por jo lëkundjeve të forta të tërmetit.

Muret e saj janë shkatërruar tërësisht. Kalaja, një nga simbolet e qytetit të lashtë bregdetar të Durrësit, tashmë ka nevojë për ndërhyrje për t’i rikthyer identitetin.

Gjatë shekujve, ajo është prishur dhe rindërtuar disa herë. Nga tërmeti i 26 nëntorit, muri rrethues i kalasë është shembur thuajse në tërësinë e vet.

Muret rrethuese të Durrësit në pjesën e tyre kryesore i përkasin periudhës së Perandorit Anastas (491-518) me origjinë nga ky qytet dhe përbëhen nga dy pjesë kryesore:

Akropoli ose Kështjella e sipërme dhe Kështjella e poshtme.

Në Kështjellën e sipërme kishin selinë e tyre Duka i Durrësit dhe më vonë, kur qyteti qeverisej nga feudalë shqiptarë (1368-1392), aty kishin vendqëndrimin e tyre Karl dhe Gjergj Topia. Ndërhyrjet e fundit restauruese në këtë kala janë kryer 5 vjet më parë.

Por paradoksi qëndron se deri më tani nuk është marrë asnjë masë për të pastruar inertet të cilat kanë përfunduar në rrugë, madje duke bllokuar edhe një aks të saj./ Panorama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME