Categories Lajme

I riu përndjek ish të dashurën në Kamëz: Kam bërë vrasje, do jesh e imja! (EMRI)

Një makth të vërtetë ka përjetuar një 17-vjeçare në Kamëz e cila përndiqej nga ish i dashuri i saj 36 vjeç.

Megjithse lidhja mes tyre kishte gati një vit që kishte përfunduar 36-vjeçari nuk e pranonte këtë fakt dhe tentonte të komunikonte me çdo kusht me të miturën. Kjo e fundit iu drejtua me kallëzim komisariatit nr. 5, i cili arrestoi autorin.

Në prangat e policisë ra 36-vjeçari Fatmir Tuci i cili rezulton me precedent të mëparshëm penal. Në 2011 në atë kohë 25 vjeç Tuci vrau me armë zjarri xhaxhain e tij Agustin Tuçi pas një sherri për pronën në fshatin Konaj të Mirditës. Të shkuarën e tij kriminale ai e përmendte edhe me të miturën për ta kërcënuar.

“E bllokova në çdo rrjet social pas ndarjes sepse nuk doja të kisha më kontakte me të por ai nuk më ka lënë rehat.

Nisa një kurs parukerie dhe shkoja çdo ditë në salon. Sapo Fatmiri mësoi adresën më vinte aty dhe bënte skena. Më thoshte se i përkisja atij dhe nuk do më linte kurrë të qetë”

Pas denoncimit 36-vjeçari u vu në pranga dhe do të përballet me drejtësinë për veprën penale të përndjekjes dhe rrezikon deri në 4 vite burg.

Një rast i ngjashëm u shënua paraditen e kësaj të enjte në sheshin “Skënderbëj”. 39-vjeçari Sinan Meta, i dënuar 20 vite për një vrasje në Greqi ngacmoi seksualisht një qytetare dhe më pas e dhunoi dhe I mori me forcë celularin.

Vetëm pak minuta më vonë ai u arrestua nga forcat e komisariatit 3. Sipas informacioneve, mësohet se në 6 muajt e parë të këtij viti në të gjithë vendin 63 gra dhe vajza kanë denoncuar në polici përndjekjen kryesisht nga ish partnerët./GazetaSot

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar përplaset nga një makinë për vdekje

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME