Categories Lajme

I shpëtoi atentatit 3 muaj më parë/ Gjendet i vdekur nga familjarët 46-vjeçari në Kuçovë (EMRI)

Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme, në lagjen “1 Maji” në qytetin e Kuçovës.

Mësohet se viktima është Admir Bejo, i cili është gjetur i vdekur nga familjarët e tij. Më herët, pikërisht në rrugicën e shtëpisë në këtë lagje, Admir Bejo u plagos me armë zjarri dhe u gjet i shtrirë në rrugë nga një kalimtar që njoftoi asokohe policinë.

Më në 13 gusht, Bejo u transportua fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat dhe më pas në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ndërkohë që një ditë më pas policia identifikoi dhe arrestoi autorin e plagosjes. Ai rezultoi të ishte komshi me Bejon dhe se e kishte qëlluar për shkak të një borxhi të papaguar.

Ndërkohë, sot ai ka humbur jetën, dhe policia dyshon se shkak ëhstë “konsumimi i një mbidoze lëndësh narkotike”.

Trupi i pajetë i 46-vjeçarit është transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku autopsia mjeko-ligjore përcaktoi si shkak të vdekjes “trombozën në mushkëri e zemër”.

Bejo njihej në qytet si përdorues i rregullt prej vitesh i lëndëve narkotike, ndërkohë që burimet policore bëjnë me dije se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME