Categories Lajme

I thyen xhamat e makinës, flet ish-anëtarja e Këshillit Bashkiak Shkodër: Policia të marrë masa

Automjeti i ish anëtares së Këshillit Bashkiak Shkodër, Alida Haxhia, është thyer gjatë natës në Shëngjin të Lezhës.

Mësohet se makina e saj ishte e parkuar poshtë pallatit, në të cilin ajo banonte, kur persona ende të paidentifikuar i kanë thyer xhamat.

Në një prononcim për mediat, Haxhia tha se nuk ka konflikt me askënd dhe nuk e di kush e ka bërë. Ajo u shpreh se policia e Lezhës ka ardhur pas dy orësh në vendin e ngjarjes.

“Kam një biznes privat në qytetin e Shkodrës, gjithashtu operoj edhe në pjesën e politikës shkodrane.

Mbrëmë rreth orës 10 të darkës, kam parkuar makinën time me targa të huaja dhe sot në mëngjes pashë makinën time të masakruar nuk e di nga kush persona. Një dyshim timin personal e kam. Nuk e di ca ka ndodhur, problemi ka qenë gjatë periudhës së natës dhe asnjë person s’më ka lajmëruar se ca ka ndodhur.

Policia pas dy orëve ka ardhur në vendngjarje. Nuk kam asnjë konflikt.

Kërkoj që Policia e shtetit të marrë masa. Problemi imi  vetëm është që gatishmëria e Policisë së Lezhës ishte katasrofike, zero përballë kërkesës së qytetarit”, tha Haxhia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME