Categories Lajme

I vetmi shqiptar që luan në Serbi, shokët i ngjyrosin tortën kuqezi

Faton Xhemaili është futbollisti i vetëm shqiptar që luan në kampionatin serb të futbollit. Një rast unik që nuk mund të lihej pa vëmendjen e mediave.

Së fundmi, 20-vjeçari është grumbulluar nga Alban Bushi me kombëtaren Shpresa dhe ka veshur fanellën kuqezi.

Lojtari i cili luan me ekipin e FK Radnik, ka festuar ditën e djeshme edhe ditëlindjen teksa ka qenë i grumbulluar me ekipin.

Shokët e skuadrës i kishin bërë edhe dhuratën speciale.

Një tortë e madhe, e ngjyrosur me ngjyrat kuqezi dhe me shqiponjën në mes, ishte e vendosur përpara tij. Nuk është çudi që mediat serbe ta marrin si një “provokacija” atë tortë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME