Categories Lajme

I vihet flaka ‘BMW’-s së sekretarit të gjyqtares Enkelejda Hoxhës

Një automjet tip BMW është djegur pjesërisht në Krujë. Burime nga policia bëjnë me dije se mjeti që ka marrë flakë është në pronësi të Igli. Kanit., 28 vjeç, banues në Krujë. Abcnews.al mëson se 28-vjeçari është sekretari i gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha, e arrestuar pak ditë më parë.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur aksidentalisht. Ndërkohë, policia ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Kujtojmë se Enkeleda Hoxha dhe  zyrtarë të tjerë të gjykatës së Krujës u arrestuan pak ditë më parë me kërkesë të SPAK, pasi akuzohen se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale.

Njoftimi i policisë: Më datë 18.02.2021, në orën 22:55, në Krujë, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “BMW”, në pronësi të shtetasit I. K., 28 vjeç, banues në Krujë. Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME