Categories Lajme

I vunë bombë mediave greke, organizata “Ola”: Bëtë hero fashistin Kaçifa!

Grupi anarkist i Organizatës së Luftëtarëve Popullore “OLA”, ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bombe ndaj kanalit televiziv SKAI dhe zyrave të gazetës Kathimerini në date 17 dhjetor, ku pati dëme të mëdha materiale.

Sipas organizates, sulmi u krye pasi shumica e mediave mbrojnë interesat e  pushtetit dhe qeverisë dhe nuk dënojnë dhunën e fashistëve ndaj të varfërve dhe emigrantëve si dhe dhunën e policëve dhe mafias në Greqi.

Anarkistët  që vendosën bombe në zyrat e tv SKAI, akuzojnë se mediat greke në përgjithësi e kanë trajtuar si hero Kostandinos Kacifasin e vrarë nga forcat RENEA në Bularat të Gjirokastrës, dhe sipas tyre Kacifas ishte fashist.

Sipas këtyre anarkistëve  viktima të kësaj dhunës fashiste janë emigranti shqiptar Petrit Zifle i cili u vra në Korfuz nga një perkrahes i Agimit të Artë para disa javësh, si dhe 29 vjeçarja Anxhelina Petro e vrarë po në Korfuz nga i ati pasi kishte lidhje intime me një shtetas afgan, si dhe të shumë emigrantëve të tjerëve që vrasja e tyre ka mbetur në errësirë dhe ende e pazbardhur.

Ata i akuzojnë mediat vendase për fake news, për shtrembërimin e realitetit dhe pasqyrimin e ngjarjeve dhe fakteve për qëllime të interesave të ngushta personale dhe biznesi, raporton Vizion +.

Sipas tyre kanali televiziv SKAI promovon partinë e ekstremit të djathtë Agimi i Artë.

“Ola” është organizatë e majtë, e cila vitet e fundit ka vendosur disa bomba në kryeqytetin grek duke shënuar dëme materiale, ata kanë bindje kundër nacionalistëve grekë në përgjithësi dhe partisë Agimi i Artë në veçanti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME