Zlatan Ibrahimovic ka dhënë një mesazh tejet pozitiv për skuadrën e Milan, duke mos harruar asnjëherë që të jap lëvdata për vetën e tij. Ibrahimovic është pa skuadër që kur u largua nga LA Galaxy, kurse destinacioni i tij i radhës pritet të jetë Serie A, me Bologna dhe Milan të interesuara për shërbimet e tij.
Suedezi së fundmi ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për të ardhmen e tij, duke afruar vetën me Milan, si dhe duke insistuar se mund të luajë deri në moshën 50 vjeçe. “Milan është shtëpia ime e dytë. Milan nuk është qyteti im i dytë, është shtëpia ime e dytë. Kam kujtime të jashtëzakonshme këtu” ka thënë Ibra për ‘Gazzetta dello Sport’, “Nëse ka ndonjë projekt që më stimulon, unë mund të luaj në këtë nivel deri në moshën 50 vjeçare” ka thënë tutje ish anëtari i LA Galaxy. Këto fjalë lënë të kuptojnë se Ibrahimovic shumë lehtë mund të kthehet për aventurën e tij të dytë me Milan, gjatë janarit.
