Categories Sport

Ibrahimovic: Nuk dorëzohemi, besojmë ende te kualifikimi në Champions

Milani ka 3 humbje në 3 ndeshjet e para në Champions, por Zlatan Ibrahimovic ka ende shpresa se skuadra e tij mund të kualifikohet për në fazën tjetër. Duke folur pas ndeshjes sulmuesi suedez e cilësoi si mësim këtë situatë që po kalon ekipi i tij. “Sot ishte ndeshja jonë më e keqe në Ligën e Kampionëve. Fatkeqësisht jemi akoma me zero pikë pas tri ndeshjeve. Duhet të kujtojmë se kjo skuadër është kthyer në Ligën e Kampionëve pas kaq shumë vitesh dhe lojëra si kjo do t’i japin përvojë të gjithë grupit të lojtarëve.

Kishte shumë lojtarë që mungonin, por kjo është pjesë e futbollit. Unë sapo jam kthyer dhe jam i lumtur të luaj, më duhen më shumë minuta për të gjetur ritmin. Sa më shumë që luaj, aq më shumë ritmi kthehet. Ishte ndeshja e parë edhe për Bakayoko, por nuk dua të gjej justifikime. Në ndeshjen tjetër duhet të bëjmë më mirë. Ne duhet të shohim përpara dhe të bëjmë më mirë se sot në ndeshjen tjetër. Vetëm duhet të mësojmë. Kualifikimi? Janë tri ndeshje për t’u luajtur. Sezonin e kaluar luftuam për këtë Ligë Kampionësh dhe për sa kohë që ekziston një shans, ne do të luftojmë. Unë nuk dorëzohem, besojmë te kalimi i grupit”, deklaroi suedezi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME