Emri i Zlatan Ibrahimovic është kthyer në “armik” te Milani. Sulmuesi suedez është vendosur në ankand, ku shumë skuadra kanë nisur të shprehin interesimin për të. Kuqezinjtë kuotohen si ekipi i ardhshëm i Ibrahimovic, por këtë nuk e lë të kuptohet aspak përgjigjia e drejtorit sportiv, Zvonimir Boban. Kroati nuk ka preferuar të përgjigjet kur është pyetur për këtë temë, duke lënë të kuptohet se mes palëve nuk është arritur një akord. “Ibrahimovic? Mjaft, nuk përgjigjem,” tha Boban pas takimit me Interin në Komunën e Milanos për çështjen e stadiumit “San Siro”. Ibrahimovic do të jetë një futbollist pa kontratë në fundin e këtij muaji, pasi i skadon marrëveshja me klubin e MLS, Los Angeles Galaxy.
Categories
Sport
Ibrahimovic te Milan? Deklarata e Boban i thotë të gjitha
