Categories Kulture

”Identitet” sipas të rinjve përmes pikturës, fotografisë dhe instalacionit

Ekspozita me temë ”Identitet” është çelur për publikun pranë Qendrës Rinore të Tiranës.

Nxënësit e klasave te 10-ta, 11-ta dhe 12-ta të shkollës ndërkombëtare World Academy of Tirana kanë paraqitur 35 punime të tyre të krijuara në lëndën e Artit Pamor.

Ata janë prezantuar me krijime të tyre origjinale duke përdorur teknika të ndryshme në vizatim, pikturë, fotografi, instalacion dhe teknika mikse. Nxënësit e kanë trajtuar temën e ”Identitetit” në këndvështrime të ndryshme, sa krijuese aq edhe inovatore, duke evidentuar aspekte të ndryshme të identitetit si statusi, rizbulimi, dilemat, modelet, ndryshimet, pasiguritë etj.

Përveç funksionit shprehës, punimet e paraqitura mbartin edhe funksionin konceptual, ku ideja ose koncepti pas secilës punë është më i rëndësishëm se sa objekti.

Një nga elementët kryesore të organizimit të ekspozitës është transparenca, e përdorur në mënyrë të përsëritur. Perdet ndarëse transparente krijojnë seksione të veçuara brenda hapësirës së madhe. Punimet shihen në fokus duke krijuar një marrëdhënie mes tyre, që lidhet me konceptet e ekspozitës, duke nxjerrë në pah kontrastin midis individualitetit dhe marrëdhënies ndërpersonale.

Ekspozitat e artit pamor janë pjesë e rëndësishme e programit të shkollës World Academy of Tirana. Nxënësit kanë mundësi të shpalosin kreativitetin dhe natyrën e tyre kërkuese përballë audiencës. Qëllimi i ekspozitave dhe aktiviteteve të tjera artistike është të inkurajojë nxënësit për t’u familjarizuar me të gjitha hapat e procesit krijues deri tek ekspozita./ata

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME