Categories Lajme

“Idiotët me Lamborghini e BMW”, Braçe: I kishin marrë borxh në Zvicër, meritojnë të kyçen brenda

Zv.kryeministri Erjon Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me dy shqiptarët nga Kosova të cilët u kapën duke bërë gara në autostradën Fier-Vlorë me një shpejtësi marramendëse me 220 km/h.

Braçe ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj tyre duke i quajtur idiotë. Ai më tej shton se fakti që e habit është gjoba e marrë në Zvicër, ndërkohë që gjoba ne vendin tonë pavarësisht shkeljeve të rënda është shumë herë më e ulët.

NUK HABITEM QE, IDIOTET ME LAMBORGINI E BMV NUK I KISHIN MAKINAT E TYRE! Pra, I KISHIN MARRE BORXH NE ZVICER! Me habit qe per “flutirimin” ketu, DO GJOBITEN NE ZVICER NGA 1000-1500 EURO, nderkohe qe ketu ku shkelen cdo ligj PAGUAN 2-3 HERE ME PAK! Pra, KEMI NJE PROBLEM TE MADH ME LIGJIN PER IDIOTET QE I KTHEJNE MAKINAT NE TANK VRASES NE RRUGE! Jemi shume larg Evropes!Ne fakt ne ende se quajme VRASJE aksidentin e nje individi qe e nget makinen me 228 kilometer ne ore! Nga ketu duhet ta nisim dhe keta jane pakica qe meritojne te kyçen brenda!” shkruan Braçe.

Të dy drejtuesit e automjeteve janë ndëshkuar me masë administrative, konkretisht: Drejtuesi i mjetit tip “Lamborghini” I. B., 40 vjeç, banues në Zvicër, është ndëshkuar me masë administrative 168.000 lekë për shkeljet administrative “Tejkalim i shpejtësisë”, “Garë shpejtësie”, “Qarkullon pa targë”, “Nuk ndalon pas dhënies së shenjës së ndalimit me tabelë” dhe drejtuesi i mjetit tip “BMË” 36-vjeçari M. N., banues në Kosovë, është ndëshkuar me masë administrative 120.000 lekë për shkeljet administrative “Tejkalim i shpejtësisë”, “Garë shpejtësie”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME