Categories Lajme

Idrizi: Çamëria pjesë e ADN-së tonë! Ata që ulen me harta dhe laps në dorë janë tradhtarë

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka deklaruar gjatë fjalës së tij në ceremoninë e mbajtur në 30 vjetorin për krijimin e shoqatës “Çamëria” se ata që ulen me harta dhe laps në dorë duke marrë përsipër fatin e vendit janë tradhtarë të Shqipërisë.

Ai u shpreh se Çamëria është çështje identitetit kombëtar dhe shtoi se copëtimi e mban Shqipërinë të mangët. Idrizi shtoi se çamët sot janë me trup në Shqipëri por më mendjen nga Çamëria

“Shoh njerëz që kanë mendime të ndryshme si munda ta zgjidhim çështje çame. Ne të gjithë bashkë duam drejtësi. Ky është një gur shumë i shenjtë për ne është detyra jonë, Ne do e ngjisim këtë gur deri në Maj. Duhet të përpiqemi. Çamëria është e shkuar në ADN-në tonë. Ne me trup jemi këtu por kokën e kemi nga Çamëria. Dritëshkurtërit që duan të heqin Çamërinë nga tekstet e shkollave nuk e kuptojnë se është njësoj se të heqësh fjalën Shqipëri. Kur thua Shqipëri ke thënë Çamëri.

Kur thua Kosovë ke thënë Çamëri sepse të gjithëve na bashkon një gjuhë dhe një komb. Në vitin 1990 kur themelohej shoqata jonë disa thonë lart e poshtë se çështja çame është e vdekur por sot fatkeqësisht kanë vdekur ata dhe jo çështje çame. Sot është dita kur Skëndërbeu ka ndërruar jetë. Heroi jonë është gjallë dhe vetëm lartësohet në kohë. Ata që ulen në biseda me harta dhe laps në dorë dhe marrin përsipër fatin e vendit duken si idiotë të Athinës dhe tradhtarë të Shqipërisë.

Çamëria është çështje e identitetit kombëtar edhe në tregun ekonomik Çamëria dhe Kosova e bëjnë Shqipërinë shtet dhe komb. Copëtimin e mban Shqipërinë të varfër. Që të thuash “Çam jam” nuk ke nevojë të jesh çam por të jesh Shqiptar. Pa Çamërinë jeni sakat dhe jeni të mangut si shqiptar. Është biologjike për Shqipërinë që të ketë të gjithë pjesët e trupit të saj.

Këto burra që 30 vite më parë ngritën shoqatën, në 2004 pasi u rrahën në dyert e parlamentit shqiptar krijuar PDIU sepse vetëm përmes politikës mund ta çojmë përpara çështjen e Shqipërisë. Ne nuk e donim përballjen por përballë do na kenë gjithmonë. Shoqata Çamëria dhe PDIU janë lëvizje kombëtare. Ata që duan të na fshijnë emrin le ta rrotullojnë si duan ligjin elektoral”, shtoi Idrizi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME