Categories Lajme

”Ik, ik, ik! Jeni hipokritë!”, studentët kërkojnë largimin e deputetit nga Fakulteti

Mbërritja e deputetit Luçiano Boçi në ambientet e Fakultetit Ekonomik të Tiranës ka shkaktuar një irritim te studentët e pranishëm.

Boçi ka shkuar atje për të kërkuar llogari nga punonjësit e Policisë se pse kishin ndërhyrë në Fakultet, mirëpo studentët kanë kërkuar dhe largimin e tij, dhe e kanë konsideruar hipokrit qëndrimin e opoziotës.

‘’S’duam t’iu dëgjojmë, jeni hipokritë. Largohuni nga kauza jonë, nuk e duam politikën këtu. Jemi këtu dhe për shkak të qeverisjes suaj. Ju nuk jeni Avokati i Popullit”, janë shprehur studentët.

Ndërkohë që Boçi u shpreh: ”Kam ardhur këtu vetëm për të larguar policinë, nuk kam ardhur këtu që të bëj politik. Ju jeni të lirë të vijoni protestë tuaj”. 

Boçi këmbënguli në qëndrimin e tij se ai do të largohej nga Fakulteti, vetëm në rast se bashkë me të do të largoheshin dhe punonjësit e policisë.

Më herët në ambientet e Fakultetit Ekonomik ka pasur përplasje mes policisë dhe studentëve, ku disa prej tyre kanë përfunduar të lënduar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME