Categories Showbiz

Eni Çobani ‘shpërthen’ pas skandalit me gjyqtarin: Burrat shqiptarë impotentë!

Juristja dhe drejtuesja e emisionit “Shihemi në gjyq” në TV “Klan”, Eni Çobani ka shpërthyer ndaj skandalit të gjyqtarit të Fierit Roland Hysi, i cili i kerkoi seks nje gruaje ne kembim te vendimit gjyqesor per kujdestarine e femijes.

E ftuar e gazetarit Roland Qafoku në emisonin “Debati në Channel One”, Çobani u shpreh shumë e irrituar me rastin në fjalë duke deklaruar se shumica e meshkujve kanë komplekse dhe impotencë.

Më poshtë është deklarata e fortë e Eni Çobanit.

“A mundet, kur unë shikoj një burrë. E kam fjalën një burrë, lëre çfarë është gjyqtar, dhe i thotë një gruaje do bëjmë dashuri bashkë? A mundet ky njeri, si burrë, jo si gjyqtar? Kur do mësojnë këta burra shqiptarë që dashuria nuk vidhet. Dashurinë nuk e vjedh dot. Dashurinë duhet ta fitosh dhe nuk mund ta rrëmbesh dhe ta dhunosh. Pra kur do kuptoni ju burra. Ju keni komplekse të forta impotence. Duhet pranuar që ka edhe burra shqiptarë që kanë impotencë totale. Dhe as mos e diskutoni këtë gjë. Ka një impotencë të jashtëzakonshme që reflektohen në këto forma. Një burrë i formuar,.e kam për atë pjesë burrash si ai gjyqtari që tha të shikoj nga koka te këmbët, biles të kam edhe depërtuar . A e kupton ti se me çfarë njeriu ke të bësh? Po si ky ke shumë nga këta. Nuk kanë etikë profesionale, nuk kanë etikë njerëzore. Nuk janë njerëz dhe pastaj të bëhen gjyqtarë dhe prokurorë. E kam thënë se nëse gjyqtarë dhe prokurorë do të zgjidhen vetëm nga notat, ne përsëri do të kemi njerëz të tillë. Duhet të zgjidhen nga karakteri, nga ana psikologjike, analizë të tërë të personalitetit dhe identitetit të tij dhe pastaj do bëhesh gjyqtar dhe prokuror”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME