Categories Lajme

IKMT i shemb objektin në zonën e plazhit të Orikumit, pronarët rrëfejnë mes lotësh: E kemi ndërtuar me gjak

Në kuadër të aksionit ‘bregdeti ynë’ ditën e sotme IKMT është stacionuar në zonën e plazhit të Orikumit. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot prishjen e objektit të parë i cili ka rezultuar pa dokumentacionin e rregullt, ndërsa janë në verifikim e sipër të gjitha objektet në këtë plazh.

Mes lotësh pronarja e objektit tha se nuk i kanë dhënë asnjë shkresë për shembjen e lokalit, duke shtuar se nuk janë lajmëruar më herët.

“Me gjak e kam ndërtuar, ka qenë kënetë dhe e kemi bërë këtu. 23 vjet merrem me këtë. Nuk ka sollën asnjë shkresë. Para një vit e gjysmë dhamë dokumentat dhe nuk na thanë më gjë. Njerëz që punojnë me djersë nuk ka”, shprehet zonja. Të njëjtën gjë e konfirmon dhe bashkëshorti i saj, i cili thotë se ka investuar miliona lekë në këtë subjekt. “Kemi 23 vjet këtu në Radhimë, e kemi marrë me leje nga komuna që ka qenë atë kohë.

Kemi hedhur miliona lekë. Kemi paguar taksa bashkie, plazhin, mirëmbajtjen. Kabinat i kemi në legalizim për së dyti dhe vijnë i prishin pa lajmëruar. Nuk kanë sjellë asnjë shkresë për heqjen e pajisjeve. Të gjitha janë pa leje këtu. S’dimë asgjë, kot prishen”, tha pronari i objektit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME