Categories Lajme

Japonezi kapet në aeroport me dy thika, habit me deklaratën

Pas mbylljes së hetimeve nga ana e Prokurorisë, në Gjykatën e Tiranës ka mbërritur kërkesa për dërgimin në gjyq të një shtetasi japonez, i cili u ndalua nga punonjësit e sigurisë në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ dhe akuzohet për veprën penale “prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjyqtari që do të gjykojë çështjen është Gerd Hoxha. Sipas dosjes të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha mësohet se shtetasi Eric Ong, banues në Singapor Japoni dhe pa precedent të mëparshëm penal ishte duke udhëtuar me linjën ajrore ‘Air Albania’ me itinerar Tirana-Stamboll-Sao Paolo.

Gjatë përpunimit të pasagjerëve në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ punonjësit e sigurisë kanë kaluar në skaner bagazhet dhe sendet personale të Eric Ong dhe rezultoi se në çantën e bagazheve kishte diçka të dyshimtë!

Në prani të tij u hapën çantat e bagazhet dhe brenda janë gjetur dy thika, të dyshuara si armë të ftohta, të cilat më pas janë dërguar për eksperimentim teknik dhe rezultoi se janë thika të fabrikuar, të cilat plotësojnë kushtet teknike dhe klasifikohen në a rmët e f tohta me teh të tipit prerës-shpues.

Por çfarë tha shtetasi Eric Ong në lidhje me armët e ftohta? Ai nuk dha asnjë shpjegim teksa u shpreh se thikat i kishte dhuratë nga miq. Ai shpjegoi se këto thika i ka patur me vet dhe kur ka hyrë në territorin shqiptar, duke thënë se ato shërbejnë për mbijetesë në xhungël, pasi vizita e tij e radhës pas Shqipërisë do të ishte në xhunglën braziliane!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME