Categories Lajme

“Iku Lu-ja, do iki dhe Kimi e prapë Qerimi s’do gjejë drejtësi në Shqipëri”, Ralf Gjoni në Kuvend: Loja mbaron vetëm kur të…

Deputeti Ralf Gjoni ka folur në Kuvend lidhur me ndryshimin e sistemit zgjedhor, që sipas tij do ti jepte fund dhe lojës me emërimet në Gjykatën e Lartë dhe atë gjyqësor. Gjoni ka këmbëngulur se hapja e listave do të sillte më shumë pavarësi te vetë deputetët, të cilët nuk janë të detyruar që të jenë servila të kryetarit.

“Jam dakord që Këshilli Lartë Gjyqësor duhet të bëjë më shumë për plotësimin e vakancave në Gj. E Lartë, për hapur proceduar për Gj.K. Kjo është një lojë akrobacie, çdo gjë që po ndodh, duke filluar nga emërimet në Gjykata, te Këshilli Politik, tek komisioni hetimor për shkarkimin e Ilir Metës nga Presidenca. Lojë Absolutisht, ku është shkarkimi i z. Meta, z. Manja, do e shkarkoni këtë vit. E mbani mend kur dy ambasador putheshin atje lart në mënyrë të turpshme? Iku Luja, erdhi Kimi, do iki Kimi dhe prap Qerimi nuk do ketë drejtësi në Shqipëri. Ku është shitemi i Drejtësisë sot?

Ku është Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë. Ndërkohe ambasadorja e SHBA shkon tek Kolegji i Apelimit dhe bën thirrje që t’i jepen fund lojërave politike. Dakord jam dhe unë, po kush po luan? PS, PD, LSI, apo të treja bashkë në krevat. Po luan Balla që nxit ndryshime Kushtetuese me emra deputetësh që nuk kanë folur asnjëherë, e  duke mos propozuar listat e hapura e ndryshimin e sistemit zgjedhor. Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore i mbaron afati javën e ardhshme. Ça do bëhet me këtë komison, nuk po shoh asnjë kërkesë për ta rinovuar. Një Komision ku bëhen vetëm akrobaci, që për mua nuk ka më vlerë, pro ku do shkojmë? Me mënyrën si po shkojnë gjërat po vijmë në fund të legjislaturës e nuk po trajtojmë një propozim zyrtar për ndryshimin e sistemit. Hapini mo listat, ku i keni? Hajde ta votojmë sot. Unë nuk bëhem pjesë e asnjë loje, demokracia kërkon transparencë dhe procedura dhe ju kërkoj t’i jepni drejtim propozimeve tona zyrtare në Kuvend për të parë se ku qëndron çdo deputet për ndryshimin apo jo të sistemim zgjedhor. Mjaft me lojëra në kurriz  të sistemit politik. Nuk mund të ketë ndryshim të sistemit të drejtësisë në qoftë se nuk reformohet sistemi politik i cili fillon me sistemin zgjedhor”, tha Gjoni në Kuvend.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME