Categories Lajme

“Iku një bjonde, erdhi një brune”, studentët: Pedagogët na kanë bërë presion

Qindra studentë vijojnë protestën përpara ambienteve të Korpusit “Nënë Tereza’’ në Tiranë, për shkak se sipas tyre gjendja e arsimit të lartë në Shqipëri vijon të mbetet një shqetësim serioz për të gjithë ata.

Në një komunikim me gazetaren e Fax News, një prej studentëve të Fakultetit Juridik, u shpreh se në sallat e tyre nuk ka as karrige ku ata të ulen, ndërkohë që ulja e tarifave sipas tij është thjesht një mashtrim.

Studenti u shpreh se ndaj tyre ka pasur një presion shumë të madh, për të mos rinisur protestat, duke i kërcënuar si zakonisht me vendosjen e mungesave, edhe në orët e leksioneve.

“Nuk kemi karrige ku të mund të ulemi, pjesëmarrja është e konsiderueshme, duke marrë parasysh presionin që ka pasur ndaj nesh në këto ditët e fundit.

Nuk kemi asnjë informacion se kur do ta paguajmë tarifën e shkollës, ndërkohë që shumë student janë djegur për shkak të kushteve absurd që ka vendosur qeveria”, u shpreh studenti.

Një tjetër student e kaloi situatën me batutë duke thënë se nga protestat e vitit 2018 u arrit vetëm një gjë “heqja e një ministreje bjonde, dhe vendosja e një bruneje”.

“Duhet që të kesh dy prindër invalid që të marrësh bursë, vijimi i protestës është në dorën e studentëve, ne jemi të revoltuar pasi nuk është plotësuar asnjë nga pikat e paktit të universitetit, dhe për këtë shkak ne jemi sot këtu”, tregon një tjetër student.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME