Categories Lajme

Ilir Meta publikon videon e 30 viteve më parë: Kurrë nuk e mendoja që do vinte kjo ditë

Presidenti Ilir Meta publikon pamjet e rralla të viteve ’90, kur ai dhe studentët e tjerë u ngritën për t’u përballur me kupolën e diktaturë. Siç e thekson vetë Kreu i Shtetit, në atë kohë diktatura u de tyrua të pranonte kapitullimin e regjimit më të pashembullt shtypës dhe izo lues në kontinent.

Lidhur me këtë, Meta iu bën thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen manifestimit të 2 marsit, duke theksuar se nesër duhet ta dëgjojë gjithë bota demokratike thirrjen e popullit shqiptar “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.

“Kurrë nuk e mendoja se pas 30 viteve do të vinte kjo ditë, që të ftoja më 2 mars të gjithë qytetarët e Shqipërisë, për të mbrojtur fitoren më të madhe të popullit tonë, pluralizmin politik, lirinë dhe demokracinë. Vetëm paprekshmëria e Kushtetutës dhe ndëshkimi i merituar i puçistëve që e kanë dhu nuar atë, do ta mbrojë popullin tonë nga instalimi i një regjimi tiranik njëpartiak dhe kleptokratik.

Po ndaj me ju disa emocione të miat kur një nga ish-drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Studentore, Arben Imami më thërriste mua dhe disa studentë të rinj për të shkuar në përballjen finale me kupolën e diktaturës, që u detyrua të pranonte kapitullimin e regjimit më të pashembullt sht ypës dhe izolues në kontinent. Le ta dëgjojë nesër e gjithë bota demokratike thirrjen e popullit shqiptar: E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA! #PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin #BashkohuEdheTi”, shkruan Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME