Categories Lifestyle

Imazhi i parë që patë do t’ju zbulojë se për çfarë keni më shumë nevojë në këtë moment

Shikojeni fotografinë, çfarë shihni dhe cili është kuptimi i saj?

Një pemë

Nëse perceptuat një pemë në fillim, kjo mund të  tregojë dëshirën tuaj të brendshme për të zënë rrënjë, për t’u stabilizuar në një punë, për të përfunduar një karrierë në mënyrë që të ndiheni se keni arritur diçka në jetën tuaj.

Ka ardhur koha të bëni të pamundurën në punën që keni dëshiruar aq shumë, në karrierën që keni zgjedhur, në marrëdhënien tuaj si çift ose në atë që po projektoni me veten tuaj, për sa kohë ajo është një dëshirë e zemrës suaj. Sigurisht ka nevojë për durim derisa gjithçka të marrë formë për të parë më pas rezultatet e përpjekjeve tuaja, transmeton Living.

Fytyra e një gruaje

Nëse ajo që patë në fillim është fytyra e një gruaje, mund të nënkuptojë se në fazën ku jeni ju nevojitet të eksploroni dashurinë, të keni dikë afër jush i cili ju kupton dhe kujdeset për ju. Jeni duke kërkuar për një lidhje emocionale autentike, transparente, të ndershme dhe të pastër. Nuk duhet të hiqni dorë, por të hapni zemrën tuaj duke menduar se nuk do të lëndoheni përsëri dhe se dashuria juaj do t’ju kthehet mbrapsht.

Zogjtë

Nëse ajo që patë në fillim janë zogjtë, mund t’ju tregojë që po e jetoni jetën si një aventurë. Ka ardhur një moment kur keni zbuluar se jeta është një aventurë të cilën duhet absolutisht ta jetoni dhe jeni në kërkim të së panjohurës.

Komoditeti i shtëpisë dhe ai ekonomik ju kanë dhënë sigurinë e të fluturuari larg dhe të ndjekurit rrugën tuaj, dhe pse nuk e dini saktësisht cila do të jetë pika juaj e mbërritjes. Ajo që ka rëndësi për ju është të udhëtoni, nuk e keni me nxitim të arrini destinacionin final, por doni të zbuloni se çfarë mund t’ju ofrojë jeta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME