Categories Lajme

Inaugurohet Shtegu i Çezarit në Llogara

Në ditën ndërkombëtare të ecjes në natyrë është inauguruar Shtegu i Çezarit. Një atraksion i ri turistik që lidh parkun kombëtar të Llogarasë dhe monumentin e Natyrës Delta e Përroit të Palasës.

Ceremonia u zhvillua pranë Green Coast Resort, i cilësuar nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit si një investim supermodern i standardeve europiane.

Blendi Klosi: “Do të kemi një hotel me 5 yje për të cilat ne po flasim përditë, një nga investimet më të mira të të gjithë zonës së Mesdheut përsa i përket hotelit në cilësinë e tij por po ashtu kemi një bashkërendim ndërmjet këtij investimi dhe sponsorizimit që kompania po bën që së bashku me zonat e mbrojtura të shënjojnë në mënyrë të plotë të gjithë shtegun e Cezarit I cili vjen nga një histori mjëravjecare ku Cezari ka arritur që të kalojë nëpërmjet këtij shtegu për të bërë betejat e tij të famshme me Pompein në Orikum dhe pastaj në zonën e Durrësit”.

Një nga përgjegjësitë kryesore të Projektit Green Coast është mbështetja e zhvillimit ekonomik të zonës, tha menaxherja Jonida Buda.

Jonida Buda, menaxhere e projektit Green Coast: “Është shumë e rëndësishme pjesa e lidhjes së detit me pjesën e turizmit detar me pjesën e malit, e cila bëhet e mundur nëpërmjet shtegut të Çezarit pasi kjo synon rritjen e sezonit dhe rritjen e punësimit qoftë edhe të zonës por edhe të pjesëmarrjes gjatë gjithë vitit në zonën e Palasës. Vetë Green Coast ka marrë rolin e investitorit strategjik i cili synon rritjen e punësimit në zonë, rritjen e zhvillimit ekonomik, gjë që më parë ka qenë e vështirë dhe vetë zona ka qenë e paaksesueshmë për shkak të infrastrukturës”.

Përfaqësues të zonave të mbrojtura, një grup alpinistesh, ministri Blendi Klosi dhe përfaqësues të Green Coast, projekti më i rëndësishëm i Balfin Group në fushën e turizmit ngjitën Shtegun e Çezarit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME