Categories Lajme

Incidenti në ndeshjen Kosovë-Rumani, reagon Federata e Futbollit të Kosovës

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës në kualifikueset e Europianit, u ndërpre për disa minuta në Bukuresht për shkak të mesazheve politike të hapura në stadium.

“Kosova është Serbi”, ishte një banderolë e madhe e hapur pas porte, gjë që bëri që ndeshja të ndërpritet për disa minuta. Për këtë, ka reaguar zyrtarisht edhe Federata e Futbollit të Kosovës

Reagimi i Federatës së Futbollit të Kosovës

“Përmes futbollit ngritim urat ndërmjet popujve, nuk i shembim ato

Federata e Futbollit të Kosovës dënon ashpër incidentin e rëndë të shkaktuar nga tifozët e kombëtares së Rumanisë, gjatë ndeshjes kualifikuese për Euro 2024, Rumani-Kosovë, në “Arena Nationala” në Bukuresht.

Tifozët e kombëtares së futbollit të Rumanisë, përmes gjuhës së urrejtjes e dëmtimit të imazhit të vetë kombëtares përmes shprehjeve të tilla dhe sjelljeve jo sportive kanë denigruar ndeshjen e mbrëmshme të futbollit.

Për këtë gjë, Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar menjëherë aty për aty, duke kërkuar suspendim të lojës deri në tërheqjen e pankartave dhe sloganeve të urrejtjes gjatë ndeshjes. Kjo kërkesë e FFK-së është miratuar nga delegati i ndeshjes dhe derisa janë tërhequr të gjitha pankartat dhe janë ndalur të gjitha thirrjet urrejtëse kundër Kosovës nuk ka rifilluar ndeshja.

Pas incidentit të këtillë, është kërkuar nga delegati i UEFA-s të evidentohen të gjitha shkeljet që kanë rezultuar me vërejtje ndaj Federatës së Futbollit të Rumanisë dhe është kërkuar që të gjitha shkeljet të procesohen te organet përkatëse të UEFA-s.

Federata e Futbolli e Kosovës po ashtu iu ka drejtuar Komisionit Disiplinor të UEFA-s me kërkesën që të merren masat adekuate në raport me brohoritjet nacionaliste, pankartat dhe gjuhën e urrejtjes të shprehur nga tifozët e kombëtares së Rumanisë.

Incidentet e këtilla nuk duhet përsëritur. Futbolli vetëm ndërton ura ndërmjet nesh, nuk duhet shembur ato.

Falënderojmë edhe një herë të gjithë ata që kanë dënuar incidentin e djeshëm dhe mbështetjen ndaj futbollit.

Përkundër kësaj FFK ka diskutuar dhe ka mbledhur deklarata dhe materiale të incizuara e të fotografuara, të cilat e plotësojnë dosjen e ankesës për dënim të kësaj ngjarje, me kërkesë për rishikimin e të gjitha ndodhive nga kontrollorët, specialistët dhe nga sektori i referimit për vendimet e padrejta.

Presidenti Ademi ka telefonuar organet kompetente për këtë rast dhe ka kërkuar të merren masa, duke përmendur edhe rastin e ndeshjes me Zvicrën për mosdhënien e penalltisë, e po ashtu edhe rastin e penalltisë së mundshme me Rumaninë e mosdhënien e kartonit të kuq në rastin e ndërhyrjes ndaj Rrahmanit.

Në këtë drejtim, FFK në kuadër të procedurave ligjore, për të gjitha shkeljet që janë bërë, do të përgatisë edhe komentet e nevojshme dhe do ta dorëzojë padinë në UEFA, si dhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME