Categories Lajme

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit të pakënaqur: Lëmoshë!

Vendimi për rritjen e pensionit me 8.6% nuk i ka kënaqur aspak pensionistët në Elbasan. Mosha e tretë në Elbasan thekson se shtesa e pensionit, sipas tyre është thjeshtë një lëmoshë. “Kjo është një lëmoshë. Sepse edhe INSTAT-i e nxori 12.7 % ndërsa këta na dhanë 6.8 %. Pensionet kanë11 vjet që nuk janë ngritur, ndryshe indeksimi, ndryshe rritja e pensionit. Këtu njerëzit janë të lodhur sepse Elbasani ka pasur industrinë më të rëndë në të gjithë Shqipërinë,” – u shpreh një pensionist.

“Me rritjen e çmimeve është shumë i dobët, po megjithatë faleminderit. Por kaq sa kemi kontribuar duhet te na shpërblejnë më shumë. Për ne është shumë e ulët se të marrë një gjyqtar 7 milionë, apo një ministër 3milion dhe ne të marrim 120 mijë lekë. Mendo se çfarë shkalle duhet të ndjekin ato që ne të na vlerësojnë. Unë sot jam 75 vjeç, ku e di unë tani sesa do shkoj edhe sa do shpërblehem,” – tha një pensioniste.

“Jo nuk ja dilet çmimet janë shumë shtrenjtë. Jemi pensionistë, kërkojmë më tepër ilaçe. Këto që bëjnë këto ligjet duhet të llogarisin edhe sa harxhon një familjar,” – shtoi një pensionist. “Çfarë do të bëj me180 mijë lekë pension, t’i marr ilaçe. Kam punuar 20 vjet ne metalurgji dhe se mora pensionin që më takonte. Unë marr borxh, kam marrë kredi dhe do e ha deri në fund. Më ka vdekur gruaja, jetoj vetëm, në fund fare do të lë shpinë të laj borxhin se s’kam çfarë të bëj tjetër,” – tha një tjetër pensionist.

Në qarkun e Elbasanit jetojnë afro 50 mijë pensionistë. Referuar shoqatave përfaqësuese të kësaj kategorie, problemet e tjera që hasin pensionistët janë varfëria dhe vetmia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME