Categories Lajme

Individët dhe bizneset po shtojnë përdorimin e euros, rreth 21% e familjeve deklarojnë të ardhura në valutë

Flukset shumë të larta të eurove në treg po bëjnë që familjet dhe bizneset shqiptare të rrisin përdorimin e monedhës së përbashkët europiane, pavarësisht se Shqipëria zbaton prej rreth 6 vitesh politikën e deeurozimit. Banka e Shqipërisë ka anketuar 1203 familje dhe 1,352 biznese për të kuptuar ç’peshë zë monedha e përbashkët europiane në aktivitetin e tyre, duke konkluduar se përdorimi i euros është rritur gjatë këtij viti nga individët ashtu edhe nga bizneset, veçanërisht kompanitë e mëdha.

Sipas Bankës së Shqipërisë, euroizimi i të ardhurave të familjeve vijon të mbetet i ulët, por me prirje rritëse. Kështu rreth 21% familjeve (220 familje nga 1055 familje të përgjigjur) deklarojnë se kanë të ardhura në valutë (kryesisht në euro) në raporte të ndryshme ndaj totalit të të ardhurave mujore. Kjo peshë ka mbetur e pandryshuar krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, por është rritur me 3.6 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

Ndërkaq, euroizimi i veprimtarisë së ndërmarrjeve paraqitet përgjithësisht i ulët për të gjitha madhësitë e ndërmarrjeve, por vijon të ruajë një peshë më të lartë tek ato të mëdha. Kështu, rreth 13% e ndërmarrjeve të vogla dhe 18% e atyre të mesme deklarojnë se e kryejnë veprimtarinë plotësisht, ose kryesisht në valutë, duke shënuar rënie respektivisht me 1.1 pikë përqindje dhe 4.6 pikë përqindje krahasuar me periudhën e kaluar. Ky tregues është rreth 35% për ndërmarrjet e mëdha, në rritje me 1.5 pikë përqindje krahasuar me periudhën paraardhëse.

Huamarrja në valutë, kryesisht në euro, rezulton më e përdorur nga ndërmarrjet e mëdha dhe ato të mesme (përkatësisht 39% dhe 38%) dhe më pak nga ndërmarrjet e vogla (rreth 37.7%). Sidoqoftë, krahasuar me gjashtëmujorin e mëparshëm, pesha e ndërmarrjeve me hua në monedhë të huaj është rritur me 6 pikë përqindje për ndërmarrjet e vogla, por ka rënë për ndërmarrjet e mesme dhe ato të mëdha (përkatësisht me 2.7 pikë përqindje dhe 1.6 pikë përqindje).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME