Categories Lajme

“Infermierë për Shqipërinë”/Një ditë afat nga mbyllja e konkursit

Çdo infermier i licensuar i interesuar për të aplikuar në platformën online “Infermierë për Shqipërinë” i ka mbetur vetëm një ditë kohë për të konkuruar për një vend pune në sistemin shëndetësor publik. Ri-shpallja e konkursit “Infermierë për Shqipërinë” u lajmërua nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, 5 ditë më parë. Konkursi është i hapur për 4 Drejtoritë Rajonale të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ndërsa afati i fundit i aplikimit është data 15 gusht.

Kjo shpallje bëhet vetëm për profesionin infermier, në vijim të shpalljes së muajit janar 2020 me qellim përfshirjen në listat e pritjes të të gjithë infermierëve që dëshirojnë të punësohen në strukturat shëndetësore publike. Platforma “Infermierë për Shqipërinë” është lançuar në janar të 2018 për punësimin e profesionistëve të shëndetësisë dhe është pjesë e ligjit të ri të kujdesit shëndetësor. Ky konkurs çelet disa herë në vit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME