Categories Lajme

Infrastruktura/ Projekti Lungomare 2 në Vlorë, kompania ‘Fusha’ shpallet fituese

Komisioni i Prokurimit Publik ka rrëzuar pretendimet e ngritura nga bashkimi i operatorëve Curri sh.pk dhe Xhengo sh.p.k lidhur me procedurën “Vazhdimi i Shëtitores së Vlorës – Segmenti Jugor nga Fushat e Sportit deri tek Tuneli”, apo siç njihet vijimi i Lungomares duke lënë në fuqi fituesin kompaninë Fusha. Operatorët paraqitën ankesë pranë KPP pas s’kualfikimit nga gara nga ana e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Fondin Shqiptar të Zhvillimit për një procedurë që kishte fondin limit 458 milionë lekë.

Në gusht 2018 Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli procedurën e prokurimit. Në 12 shtator 2019 autoriteti u zhvillua procedura ku morën pjesë operatorët ekonomikë si më poshtë, të cilët referuar dokumentacionit të autoritetit kontraktor, kanë paraqitur ofertat ekonomike (pa TVSH), përkatësisht: Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Curri” sh.p.k. & “Xhengo” sh.p.k. 357.403.750 lekë, skualifikuar; “Fusha” sh.p.k. 385.173.305 lekë, kualifikuar; “Salillari” sh.p.k. 413.043.173 lekë, kualifikuar; “Gjikuria” sh.p.k. 425.919.604 lekë, s’kualifikuar; “Be – Is” sh.p.k. 426.718.645 lekë, skualifikuar; “Gener – 2” sh.p.k. 435.805.674 lekë, skualifikuar. Në finale, edhe nga Salillari e Fusha, fitues u shpall e dyta me ofertën 385 milionë lekë. Sipas FSHZH kompanive Curri dhe Xhengo u është argumentuar se shkak për skualifikimin është bërë mospërmbushja e kritereve.

KPP ka bërë një analizim të gjithë korrespondencës dhe arsyeve që ju është dhënë kompanive për kualifikimin dhe në fund ka vendosur të lërë në fuqi vendimin fillestar të Fondit që tashmë mund të vijojë normalisht me lidhjen e kontratës për vijimin e punës në pjesën e dytë të Lungomares.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME