Categories Teknologji

Instagram krijon aplikacion të ri – për mesazhe me miqtë tuaj

Instagram ka krijuar një aplikacion të ri mesazhesh i paraparë për të thjeshtësuar komunikimin me miqtë e afërm. I quajtur “Threads”, aplikacioni u ofron përdoruesve një mënyrë më të lehtë për të ndarë postimet e tyre me miqtë e caktuar.

“Për rrethin tuaj të ngushtë të miqve, kemi parë nevojën për të mbetur më të lidhur përgjatë ditës, andaj ju mund të komunikoni se çfarë po bëni dhe si ndiheni përmes fotografive dhe videove”, ka thënë Robby Stein, drejtor për produkte në Instagram, në një njoftim të enjten. “Threads” lidhet me platformën ekzistuese të Instagramit duke u mundësuar përdoruesve të importojnë listën e “miqve të afërm”. Çdokush që nuk ka krijuar një listë të tillë në Instagram mund ta bëjë direkt përmes “Threads”.

Përdoruesit më pas mund të ndajnë video, fotografi, storie e mund të dërgojnë mesazhe në formë teksti te miqtë e afërm. Po ashtu mund të vënë statuse si “duke mësuar”, që u shfaqet të gjithë miqve të afërm brenda aplikacionit – një veçori që mbahet mend nga aplikacionet e vjetra si “Instant Messenger”. “Threads” është përpjekja e re e Instagramit për të dyfishuar funksionalitetin në aplikacionet e veta, përcjell koha.net.

Në qershor të vitit 2018, Instagrami lansoi “IGTV” për videot më të gjata, teksa ka inkorporuar përmbajtjen e njëjtë edhe në aplikacionin bazë. Aplikacioni është duke u lëshuar në dy platformat më të mëdha, iOS dhe Android.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME