Instagram ka konfirmuar se do të heq skedën ‘Following’ nga aplikacioni. Ky tipar i lejonte përdoruesit të “mbajnë shënime” të aktivitetit të ndjekësve, përkatësisht postimeve të cilat i pëlqenin apo në të cilat komentonin, transmeton lajmi.net. Karakteristika u lansua në vitin 2011, si një nënkategori nën menynë “Like”.
Shumë përdorues as nuk e dinin se ekzistonte funksioni. Për disa nga përdoruesit, opsioni ishte një burim paranojash, duke i shtyrë njerëzit të ishin tepër të vetëdijshëm për mënyrën sesi mund të interpretohet përdorimi i tyre në Instagram.
Sipas shefit të produktit në Instagram, Vishal Shah, ‘thjeshtësia’ ishte faktori përcaktues. “Njerëzit jo gjithmonë e dinin se aktiviteti i tyre është i shpërfaqur,” i tha ai Buzzfeed.
