Categories Lajme

Integrimi, Xhaçka takim me ministrin portugez: Konferenca Ndërqeveritare brenda qershorit 2021

Ministrja për Evropën dhe Punët e jashtme, Olta Xhacka zhvilloi sot një takim online me homologun e saj, Ministrin e Jashtëm portugez Augustos Santos Silva. Ministria ka bërë publik takimin duke theksuar se në fokus ishin prioritetet e presidencës portugeze të Këshillit lidhur me dosjen e zgjerimit.

Xhaçka e informoi Silvan, lidhur me reformat e ndërmarra në Shqipëri në përmbushje të kërkesave të Këshillit të marsit 2020. Në njoftimin e zyrës së shtypit të MEPJ thuhet se Portugalia, e cila ka marrë Presidencën e Këshillit të BE, nga 1 janar -30 qershor 2021 angazhohet, nën moton për veprim, të çojë përpara punën për miratimin e kornizës negociuese për Shqipërinë dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare brenda qershorit 2021.

Kryediplomati portugez nënvizoi se, reformat e deritanishme të ndërmarra nga Shqipëria janë në rrugën e duhur dhe se interesi i Portugalisë është ruajtja e besueshmërisë së BE-së në rajon, nëpërmjet zbatimit të vendimeve të marra. Xhaçka falënderoi homologun Silva për mbështetjen që Portugalia ka treguar në avancimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE, dhe për prioritizimin e qartë të punës së mbetur për dosjen e zgjerimit.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan ndikimin e pandemisë në vendet raspektive dhe u angazhuan të vijojnë kontaktet për gjetjen e zgjidhjeve imperative, për luftimin e pasojave të saj, përfshirë bashkëpunimin për vaksinat

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME