Categories Sport

Interi e feston titullin me fitore mbresëlënëse ndaj Udineses

Interi e festoi titullin e parë në Serie A pas plot 11 vjetëve në mënyrën më mahnitëse të mundshme, duke e shkatërruar plotësisht 5:1 Udinesen në ditën e fundit të sezonit 2020/21 në Giuseppe Meazza.

Inter u shpall kampion i Italisë për herë të 19-të në historinë e klubit më 2 maj – katër javë para përfundimit të sezonit në Serie A – duke i dhënë fund një mbizotërimi të gjatë nëntëvjeçar të Juventusit.Skuadra e Contes i dha vule një sezoni të mrekullueshëm në ligë duke e mundur 5:1 Udinesen të dielën pasdite.

Ashley Young, Christian Eriksen, Latuaro Martinez, Ivan Perisic dhe Romelu Lukaku shënuan për zikaltrit, ndërsa Ricardo Pereyra e shënoi golin e ngushëllimit për vizitorët. Pas kësaj fitoreje, zikaltërve iu dorëzuan medaljet dhe trofeu i Scuddetos në fushë. Interi e mbyll sezonin me 91 pikë, 28 fitore, 7 barazime dhe vetëm 3 humbje.

Ky është titulli i parë i Interit që prej sezonit 2009/10, kur e kishte fituar për herë të fundit nën udhëheqjen e Jose Mourinhos. Ndërsa, për Conten ky është titulli i katërt në karrierë si trajner, i pari me Interin, pasi tre të tjerë i kishte fituar me Juventusin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME