Categories Lifestyle

Interpretimi i ëndrrave; ç’do të thotë kur shihni zogj me ngjyra, të zinj dhe të ngordhur

Ëndrrat janë mendime dhe imazhe, tinguj, zëra dhe ndjenja subjektive që i përjetoni kur jeni në gjumë. Ndonjëherë janë thjesht kujtime të vagullta të ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë ditës, ndërsa në raste të tjera mund të evokojnë sekretet tuaja më të errëta, frikën dhe fantazitë intime. Po çfarë do të thotë kur shihni në ëndërr zogj? Qofshin me ngjyra, të zinj apo të ngordhur, zogjtë në ëndërr kanë një kuptim më të gjerë.

1.Ç’do të thotë kur shihni në ëndërr zogj me ngjyra: Në botën e ëndrrave, ngjyrat janë të lidhura ngushtë me shprehitë emocionale dhe gjendjen shpirtërore. Çdo sfumaturë përfaqëson një ndjesi të ndryshme, një mendim të lirë dhe të pakushtëzuar. Mos u trembni, përkundrazi ndihuni me fat sepse ju presin gjëra shumë pozitive.

2.Ç’do të thotë kur shihni në ëndërr zogj të zinj: Sipas interpretuesve të ndryshëm, zogjtë janë të lidhur me botën e ideve dhe përfaqësojnë imagjinatën dhe fantazinë. Kur shihni në ëndërr zogj të zinj do të thotë që po kaloni një gjendje shpirtërore të trazuar. Ndiheni të frikësuar dhe të kërcënuar nga e tashmja, por edhe ajo që mund të ndodhë në të ardhmen.

3.Ç’do të thotë kur shihni në ëndërr zogj të ngordhur: Me siguri kjo është një nga ato ëndërra që nuk harrohet lehtë pasi është e rrethuar nga një mantel frike dhe misticiteti. Gjëja e parë që mund t’ju shkojë në mendje është ideja e humbjes së një njeriu të afërt, në të vërtetë kjo ëndërr simbolizon idealet dhe ambiciet që shpesh mbeten të parealizuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME