Categories Lajme

Inva Mula rrëfen momentet e panikut të tërmetit: Përjetova tmerrin

Sopranoja e famshme Inva Mula ka rrëfyer sot në Abc News përjetimin personal për tërmetin tragjik që goditi vendin. Ajo jeton prej shumë vitesh në Paris, por nata e 26 Nëntorit e ka gjetur në Tiranë.

“Unë personalisht e përjetova me frikë. Kisha ardhur vetëm për një natë, por ajo ishte nata e tmerrit. Shumë e frikshme, ajo ora 03.56 minuta. Kjo na tregon se nuk jemi asgjë në këtë botë. Jemi kaq vunerabël, sepse për disa sekonda gjithçka kthehet përmbys… “, u shpreh e emocionuar Inva Mula.

Pyetjes së gazetarit, Endri Xhafo, se i lindi ideja për të organizuar një mbrëmje për mbledhje fondesh, ajo u përgjigj:

“Kjo ishte një tragjedi e madhe për vendin dhe askush nuk ka mbetur indiferent. Unë që atë ditë mora makinën dhe shkova në zonat e prekura më rëndë nga tërmeti. Më emocionoi një nënë e cila teksa mbante fëmijën e vogël në krahë më tha ‘u desh që të binte tërmeti që të takoja ty’”.

“Ideja për të ndihmuar këta njerëz më lindi menjëherë kur pashë gjendjen e rëndë. Fillimisht doja ta bëjë koncertin në Teatrin e Durrësit…por koha tregoi se thirrja ime për Durrësin ishte emocionale dhe jo e bazuar. Pastaj thashë le të kthehemi në Tiranë. Dhe u vendos që mbrëmja humanitare do të mbahet të dielën tek salla e Katedrales Ortodokse. Dua ta theksoj që në fakt nuk është koncert por mbrëmje humanitare”, tha më tej Inva Mula.

Xhafo: Cila është skaleta e kësaj mbrëmje sepse janë 50 artistë?

Mula: Po 50 artistë…sapo u bë thirrja janë përgjigjur shumë artistë. Në fakt ka ende që kërkojnë të jenë pjesë e kësaj mbrëmje. Tani meqenëse ka shumë telefonata kemi vendosur që gjithë muaji të jetë me aktivitete të kësaj natyre që të mblidhen sa më shumë fonde, deri më 31 Dhjetor.

Duam të mbledhim një kontribut financiar për njerëzit e prekur. Do ta shohim më datë 31 Dhjetor se sa do jetë shuma e mbledhur dhe më pas do vendosim. Do doja që ky kontribut të shkojë për ndërtimin e shkollave në Durrës apo Thumanë.

Në një të nesërme më pëlqen të shoh një pllakatë ku shkruhet ‘kjo shkollë u bë me kontributin e artistëve’.

Xhafo: Disa prej artistëve që do jenë pjesë e kësaj mbrëmje dhe si do jetë organizimi?

Mula: Do jenë artistë të zhanreve të ndryshme, këngëtarë, aktorë, balerinë. Si psh. Vikena Kamenica, Zamira Kita, Mirush Kabashi, Eva Alikaj, Irma Libovoha, Eranda, Aurela Gaçe, Era Rusi, Jonida Maliqi, etj.

Xhafo: Si do të bëhe kontributi dhe sa është shuma?Mula: Nuk do shiten bileta, hyrja është falas. Por ama, çdo qytetar mund të blejë një biletë që kushton 500 lekë (të reja).

Mbrëmja nis të dielën më 8 Dhjetor në orën 17:00, këngët do të jenë 3-5 minuta në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të dalin në skenë. Do jenë edhe Zana Turku, Robert Radoja, etj. Këto bileta blihen në çdo pikë të “my ticket” dhe “western union”.

Mbrëmja titullohet “Nesër është një ditë e re” dhe çdo para e mbledhur do të shkojë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit.

/ Abc News.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME