Categories Lajme

Investimet e huaja direkte 810 mln euro në 9 muaj

Pavarësisht përfundimit të dy veprave madhore në investime, gazsjellësit TAP dhe hidrocentralit të Devollit, investimet e huaja direkte kanë kapur nivelin më të lartë historik gjatë 9 muajve të këtij viti. Sipas Statistikave të Bankës së Shqipërisë, investimet direkte nga jashtë arritën në 810 milion euro për periudhën nga janari deri në shtator, duke u rritur me 7.3% më shumë se në 2018-n. Gjatë këtij viti sektorët që kanë udhëhequr investimet e huaja mbeten sërish energjia elektrike dhe gazi, por ato kanë ulur fluksin e investimeve krahasuar me një vit më parë.

Rritje të ndjeshme kanë pësuar aktivitetet financiare dhe ato të sigurimit dhe aktivitetet profesionale dhe teknike. Sipas të dhënave zyrtare, interes në rritje kanë shfaqur edhe investitorët në fushën e industrisë së automjeteve, çka ka bërë që qeveria të ndërmarrë nismën për uljen e tatimit mbi fitimin në këtë sektor.

Në 3 mujorin e 3-të të këtij investimet direkte arritën në 272 milion euro, 3 milion më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Rritja e investimeve direkte rrëzoi edhe parashikimet e Bankës Botërore për një tkurrje të tyre gjatë këtij viti për shkak të fundit të fazës së investimeve në dy hecet Banjë dhe Moglicë dhe ndërtimin e rrugëve të gazsjellësit Transadriatik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME