Categories Lajme

Investimet në trashëgimi kulturore sa në të gjitha vitet së bashku sa ka pasur shtet shqiptar

Kryeministri Edi Rama deklaroi në mbrëmje se “te Piramida shumë shpejt do të fillojë investimi dhe do të kthehet në një qendër e teknologjisë së informacionit dhe projekti është prezantuar”.

“Çfarë kemi bërë ne dhe sa e kam kthyer unë syrin e qeverisë nga trashëgimia kulturore nuk është bërë në të gjitha vitet së bashku sa ka pasur shtet shqiptar. Sa shumë restaurime, mbrojtje e me radhë. Piramida do të bëhet një qendër e teknologjisë së informacionit. Guaska ekzistuese do të adaptohet brenda një strukture e bërë nga një prej arkitektëve më të famshëm të botës. Ju që keni pasur arkitekt vetëm Albert Brojkën revoltoheni nga aktet e mia kundër kulturës”, tha Rama.

Rama tha se “studio ka bërë projektin do të filloj investimi bashkë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit”.

Kryeministri kujtoi se në godinën e Kryeministrisë ka gjetur në kat të parë togje me letra, minj, ujë dhe gardhe të vendosura. “Kam vajtur në Shkodër dhe në reparte ushtarake kishte mobilie të babait të dizajnit modern, që ka bërë mobilie unikale për pallatin e Mbretit dhe Kryeministrinë. Aty ku trashëgimia është trashëgimi, mos ma qani hallin mua për ta ruajtur. Ka një gjeneratë e  tërë, djali im u bë 30 vjeç dhe nuk kanë shkuar dot në Teatër Kombëtar për t’u ulur pa u ankuar karrigia”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME