Categories Lajme

Investimi më i madh në 30 vite / 25 milionë euro për infrastrukturën portuale dhe peshkimin

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Roland Kristo ka njoftuar se kredia e butë prej 90 milionë euro me qeverinë italiane do të përdoret në vlerën e 25 milionë euro në zhvillimin e ekonomisë së detit, për përmirësimin e infrastrukturës portuale dhe peshkimin. Ai ka informuar se kjo kredi do të përdoret për rindërtimin e portit të peshkimit të Vlorës, të Shëngjinit dhe Durrësit. Sipas tij, 25 milionë euro që do të shkojë për portet e peshkimit përbën investimin më të madh në sektorin e peshkimit në 30 vjet.

“Kredia e butë prej 90 milionë euro me qeverinë italiane do të përdoret në vlerën e 25 milionë euro në zhvillimin e ekonomisë së detit, për përmirësimin e infrastrukturës portuale dhe peshkimit. Kjo kredi do të përdoret për rindërtimin e portit të peshkimit të Vlorës, të Shëngjinit dhe Durrësit. 25 milionë euro për portet e peshkimit është investimi më i madh për peshkimin në 30 vjet. Porti i Vlorës do të ribëhet pothuajse nga e para dhe është në vazhdën e investimeve që po kryhen në këtë port si merkato e tregtimit me shumicë, ndërtimi i kantierit së shpejti dhe thellimi i tij me fondet e buxhetit të shtetit vitin e ardhshëm”, bëri të ditur Kristo. Qeveria italiane akordoi një fond prej 95 milionë euro, nga të cilat 5 milionë euro grant, për rindërtimin e objekteve publike që dolën jashtë funksionit nga tërmeti i 26 nëntorit. Marrëveshja u nënshkrua 4 ditë më parë në Tiranë nga ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME