Categories Lajme

“Investova 1000 euro kapital fillestar, fitova 3000”, zbardhet dëshmia e punonjëses së bashkisë Gramsh: Linkun ja dhashë dhe ….

Pas zbulimit nga policia të një skeme piramidale online, një tjetër zyrtare, këtë herë në Bashkinë Gramsh ka dëshmuar se si ra pre e mashtrimet online përmes platformës XUEX

Punonjësja me iniciale E. Xh., ka deklaruar se është përdoruese e platformës XUEX, ndërsa TXEX nuk e njeh.

Ajo ka deklaruar se punon pranë Bashkisë Gramsh në rolin punonjëses së Shërbimeve Sociale dhe për herë të parë ka marrë dijeni në muajin mars nga kolegë të gjatë një dreke me rastin e festës së 8 marsit.

“Gjatë festës kam vënë re dy kolege të miat E. P., dhe J. L., që i vinte një sinjal në telefon dhe po kalonin kohë aty.

I pyeta se cfarë po bënin dhe E.P., më ka shpjeguar se ishte bërë pjesë e një platforme të cilën nuk e kuptonte shumë mirë dhe se dy herë në ditë në orare tëcaktuara duhet të klikonte një pikë jeshile dhe se kjo i gieneronte para online”, tregon punonjësja e bashkisë Gramsh.

Pas bisedes së bërë te dreka, E.XH thotë se ka hulumtuar në internet si dhe ka pyetur shokë e miq nëse kishin dijeni për platformën dhe aty ka marrë vesh se kishte persona të tjerë nga Gramshi te cilët kanë marrë pjesë në të dhe se mënyra e investimit në keto platforma ishte me kripto.

Në dëshminë e saj, E.XH vijon të tregojë se një ditë në drekë ka biseduar me kolegen e saj shtetasen A. D., dhe e ka pyetur nëse kishte informacion për të bërë regjistrimin dhe ajo i është përgjigjur që kishte dëgjuar për platformën, por që nuk e dinte se si funksiononte.

Të dyja vendosën që ta provonin për t’u regjistruar në platformë dhe pasi kanë shkarkuar XUEX kanë ndjekur hapat deri në përfundim të regjistrimit.

“Fillimisht u regjistruar A.D., e më pas unë. Regjistrimin e kemi bërë me dëshirë pa ndonje ndihmë teknike dhe nuk na ka imponuar apo ftuar person tjetër”, vijon në dëshminë e saj shtetësja E.xh. e cila thotë se  si fillim ka investuar 1000 euro nga të cilat 3000 euro i ka kaluar në llogarinë në Binance dhe ka një shumë tjetër në platforme akoma pa terhequr prej rreth 5000 eurosh.

Për tëheqjen e parave, ajo ka deklaruar se ka bërë një provë duke i kaluar në bankë ku ka kaluar 100USDT dhe në llogari i kanë kaluar rreth 7600 lekë të reja.

“Pasi ka provuar që funksiononte nuk ka bërë më tërheqje të tjera, por i ka lënë në llogarinë në Binance ku aktualisht ka 3014 USDT.

“Në lidhje me ftesën e personave të tjerë nuk e di nëse quhet ftesë, por pasi është bërë virale në qytetin e Gramshit dhe gjatë një dreke familjare më ka pyetur bashkëshorti, motra, djali i xhaxhait e kunati se si funksionon dhe ja ka shpjeguar.

“Motrën te cilën e kam të divorcuar i kam transferuar  paratë nga llogaria ime në binance për ta ndihmuar pasi ka dhe dy fëmijë dhe kam dashur ta ndihmojë, ndërsa te tjerëve u ka çuar linkun për regjistrim por që në asnjë moment nuk e ka ditur që do kishte përfitime pasi persona të tjerë regjistroheshin me linkun që ajo i dërgonte.

“Arsyeja pse ja kam shpjeguar motrës ka qenë për shkak se si investimi ashtu dhe tërheqja është bërë në mënyrë zyrtare dhe të deklaruar prandaj ka menduar se ishte diçka e ligjshme.

Policia e Shtetit njoftoi të dielën, më 14 shtator se kandaluar 6 persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në një skemë mashtrimi piramidal online, duke u marrë qytetarëve shuma të konsiderueshme parash me premtimin për investim.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për të zbuluar organizatorët e këtyre skemave piramidale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME