Categories Lajme

Inxhinieri bën thirrje: Mos flini më nëpër makina, s’do kemi kurrë fatin e Japonisë!

Inxhinieri Agim Seranaj iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të mos flenë më nëpër makina nga frika e tërmeteve. I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, inxhinieri deklaroi se pasgoditjet për një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter janë normale, pasi pllakat tektonike duhet të stabilizojnë veten.“Këto lëkundje që po shënohen njihen si paslëkundje dhe shoqërojnë çdo tërmet. Nëse tërmetet janë me magnitudë të ulët shoqërohen me pak pasgoditje, kurse një tërmet me magnitudë kaq të madhe sa i ai i Durrësit, ai është e pritshme të shoqërohet me tërmete pas tij edhe me madhësi jo të vogla. Këto paslëkundje duhet t’i quajmë normale. Tërmeti zhvillohet kryesisht prej lëvizjeve të pllakave tektonike, që kërkojnë të çlirojnë energjinë e grumbulluar. Janë pllaka të mëdha që lëvizin dhe tani duan të zënë ripozicion. Ato tani pak nga pak po fillojnë të stabilizojnë veten, ndaj dhe janë këto lëkundjet. S’ka arsye që njerëzit të flenë në makinë.

Edhe në Durrës, nëse do ta mundin dot panikun, në shumë objekte që kam vizituar dhe që nuk ka shumë plasaritje, të telefonojnë edhe komshinjtë dhe të fillojnë të bëjnë qytetin të jetueshëm aty ku mundet, sepse ka shumë mundësi. Nëse ndodh një tërmet i madh, ai shoqërohet me më shumë pastërmete dhe me shtrirje më të madhe në kohë, sepse është nevoja për të çliruar energjinë. Shqipëria nuk do të ketë kurrë fatin e Japonisë”, tha inxhinieri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME