Kryeministri Rama bashkë kreun e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ishin në Qendra Sociale Multidisiplinare ku disa qytetarë ishin strehuar pas dëmeve që tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi në shtëpitë e tyre.
Në bisedë e sipër me Kryeministrin Rama, banorët e strehuar aty u shprehën të kënaqur nga shërbimi dhe përkujdesja e ofruar në këtë qendër. Në ditë e para të pas tërmetit kjo qendër ka strehuar 70 qytetarë ndërkohë që ditën e djeshme ka qenë 44 të strehuar aty.
“Javën tjetër për 1950 familje që nuk futen dot në shtëpi, që janë të pabanueshme, ne do kalojmë 1950 qera. Më mirë familjes i thua urdhëro lekët e qerasë, 1 vit, sa të marrim vendimet që na duhen dhe jeta vazhdon normalisht”, – the kreu i bashkisë Tiranë.
Ndërkohë kryeministri nga ana e tij konfirmoi se e njëjta gjë do bëhet dhe me Durrësin. “Ka njerëz që janë me qera apo të pastrehë, se ky nuk është program për të bërë strehim. Është për të strehuar ata që janë të goditur. Në hotele janë bërë 3000 veta a më shumë tani. Tani do fillojmë verifikimet dhe ata që kanë realisht probleme, do tu gjejmë një sistem të njëjtë dhe për Tiranë dhe Durrësin, se nuk mund të rrinë në hotel në pafundësi”, – u shpreh Kryeministri Rama.ATSH
