Categories Lajme

Inxhinierja Bozo: Çarë të bëni në rast tërmeti, për të mos rrezikuar kokën

Inxhinierja Luljeta Bozo jep disa këshilla për këdo shqiptar që përballet me tërmetin. E ftuar në oranews, inxhinierja shprehet se ka disa veprime fare elementare që një njeri duhet të kryejë kur përballe me lëkundjet e tërmetit.

“Nuk është se e kaluam këtë tërmet edhe shpëtuam. E para dhe e dyta, duhet të mësohemi, që kur bie tërmeti, goditja e ani, nuk duhet lëvizur. Janë ca gjëra fare elementare. Sepse lëvizin, vrapojnë nëpër shkallë. Është gjithë pallati. E keqja më e madhe është që futemi në ashensor, që nuk lejohet kur ka lëkundje sizmike, se mund të bllokohesh dhe mund të ngelesh edhe brenda. Vrapojnë nëpër shkallë dhe përplasen me njëri-tjetrin, duke thyer këmbë e kokë vetëm nga paniku. Ndoshta nuk ka vend për panik. Rri poshtë një tavoline të qëndrueshme, ose mos lëviz fare nga vendi. Ose rri poshtë asaj katrorit të derës, kur është më murë jo me kartongjez. Sepse aq është ajo, disa sekonda. “-shprehet inxhinierja Luljeta Bozo. Pasi kanë mbaruar lëkundjet puna e dytë është të shikosh nëse shtëpia juaj ka çarje.

“Pas atyre pak sekondave, dil dhe shiko nëse ke çarje të mureve. Hidhi një sy shtëpisë. Mos shiko se çfarë qelqurinash të ranë. Zbrit, dil përjashta nga shkallët. Dhe këtu duhet edukimi. Duhen parë difektet që shihen me sy, edhe nga një jo-profesionist, por që e kuptojnë se përbëjnë rrëzik. Përshembull, nëse është godinë me muraturë dhe ka çarje diagonale, 45 gradë është e rrezikshme. Nëse e ke me kolonë dhe me trarë, dhe aty ku bashkohet kolona me traun ka çarje, ose në katin e parë ka marrë shumë çarje kolona ajo është e rrezikshme. Atëherë mos u fut brenda pa ardhur pa të thënë specialisti që të hysh apo të mos hysh. Mos rreziko kokën pasi jeta është e para. Po nuk ke jetën nuk bën dot asnjë gjë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME