Categories Lajme

Inxhinierja Bozo flet për lëkundjet e djeshme në Tiranë

Inxhinierja e Ndërtimit Luljeta Bozo në një lidhje të drejtpërdrejtë në “News 24” ka folur për lëkundjet e tërmetit të djeshëm në Tiranë e Durrës, me magnitudë 3.2 ballë. Bozo tha se këto janë pasgoditje normale, duke shtuar se qytetarët nuk kanë pse të kenë frikë e se nuk ka vend për panik.

“Pasgoditjet e mbrëmshme kanë qenë normale. Jemi akoma në fazën e pas goditjeve. Janë pra thjesht lëkundje të mëvonshme e nuk ka ndonjë arsye për panik. Në rast se shtëpia është e sigurt, nuk ke pse lëviz fare, absolutisht. Kur bie tërmet, nuk duhet lëvizur fare absolutisht. Pastaj të qetësohet dhe kthehet normalitet situata.

Me këtë intensitet që ka qenë, nuk ka rrezik fare. Meqenëse jemi në kohë koronavirusi, duhen mbajtur ata rregulla të Covid-19. Nuk ka magnitudë të madhe, kështu që nuk ka pse ka panik. Edhe tërmeti i 1976 kishte pasgoditje deri 6 muaj. Do 4 a 5 muaj të çlirohet totalisht. Pas goditjet janë gjithmonë më të ulëta sesa goditja më e fortë. Magnituda deri 3.5 nuk quhet tërmet, është çlirim normal”, tha inxhinerja Bozo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar përplaset nga një makinë për vdekje

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME