Categories Lajme

Ish-anëtari i MEK: Brenda kampit përdh*nohen, meshkuj dhe femra. Nëse bën shaka me një vajzë…!

Një ish-anëtar i MEK, që është arratisur nga kampi i muxhahedinëve, tregon se çfarë ndodh brenda rezidencës në Manzë të Durrësit.

I ftuar në “Shqipëria live”, Mustafai rrëfeu mes lotësh vuajtjet që ka kaluar brenda kampit. Ai tha se pas 18 vitesh në kamp, doli jashtë MEK-ut. “U thashë do të djeg veten të gjallë, ose më lini të dal”, tregoi ai.

40-vjeçari u shpreh se iranianët brenda kampit janë njerëz të stërvitur mirë dhe të rrezikshëm.

“Më të vjetrit janë ushtarë dhe dinë shumë shumë gjëra. Shumë prej tyre kanë jetuar në Amerikë dhe kanë qenë inxhinier IT. Edhe tani ka në Amerikë njerëz që punojnë për ta. Kanë lekë shumë”.

Mustafai tha në kamp mungon çdo liri dhe e drejtë njerëzore, madje tha se nuk kanë munguar abuzimet. Iraniani nuk mbajti dot lotët kur kujtoi familjen që nuk e sheh prej 22 vitesh.

Pas 22 vitesh, dua të shikoj familjen time. Kur kam ikur, nipin e kam lënë vetëm një vjeç. Ne nuk mund të shkojmë atje, familjet tona nuk mund të vinë këtu.

Ka shumë femra dhe meshkuj që përdhunohen çdo ditë aty. Ne kushdërshtonim çdo fakt aty dhe shpesh ata na akuzonin që ju nuk jeni muxhahedin. Nëse i flisje një vajze apo bëje shaka me atë, të konsideronin imoral dhe të bënin leksione”, tha Mustafa në studio.

Aktualisht, Mustafai jeton në Tiranë dhe është një anëtar bordi drejtues ASILA, Association for the Support of Iranians Living in Albania, një shoqatë e krijuar nga muxhahedinët që kanë qenë të strehuar në kampin MEK në Manëz. Ata ia kanë dalë të arratisen dhe të jetojnë të lirë./TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME