Categories Lajme

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu merr seriozisht detyrën si zv.ministër

Ardi Veliu, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i cili me anë të një letre dha dorëheqjen nga posti që mbante, e emëruan zv.ministër në MIE. Në atë kohë ai tha se arsyeja pse u dorëhoq nga posti që mbante ishte sepse do i përkushtohej familjes, por menjëherë pas emërimit të Gledis Nanos në vend të rij, Veliu u emërua zv.ministër. Duket se Veliu e ka marrë tejet seriozisht detyrën e tij të re dhe ka nisur pa humbur kohë të angazhohet maksimalisht në mbrojtjen e algave dhe molusqeve.

Ai ka prezantuar në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese ditën e sotme një projektligj që synon mbrojtjen e florës dhe faunës nënujore, duke mos lejuar më lyerjen e fundit të anijeve me lëndë helmuese që të mos dëmtohet zinxhiri ushqimor detar. “Në periudhat e hershme anijet për të mos lejuar ngjitjen e gjallesave në pjesën e poshtme të tyre kanë përdorur lëndë helmuese si arseniku apo lëndë të tjera të cilat përveç molusqeve dhe algave dëmtonin dhe mjedisin nënujor duke ndikuar negativisht në zinxhirin ushqimor të gjallesave gjallesat detare apo te biodiversiteti”,-deklaroi Veliu ndër të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia e Vlorës shpall në kërkim 43-vjeçarin, detaje

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, me inicialet F.Y., pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan t’i marrin 100 mijë euro Armand Dukës, iu prezantuan kreut të FSHF si Taulant Balla, detaje

Media ka siguruar fotot e dy të arrestuarve për mashtrim, të cilët i kërkuan 100…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh në Athinë, shkrumbohet sërish lokali ku 3 vite më parë u vra Pëllumb Islami

Një lokal në Nea Ionia të Athinës është përfshirë nga flakët në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME