Categories Lajme

Së shpejti pritet të njihen patentat për emigrantët që jetojnë në Gjermani

Njohja e patentave shqiptare në Gjermani është në “fazën e fundit” të miratimit. Patentat e shqiptarëve dhe kosovarëve për emigrantët që banojnë në Gjermani do të njihet së shpejti. Çështja e patentave pritet të diskutohet në mbledhjen e Këshillit Federal, më 11 Shkurt. Lajmi në fjalë është bërë me dije nga Besnik Kelmendi, politikani shqiptar në Gjermani, pjesë e CDU-së.

Më konkretisht, Besnik Kelmendi tha: Ashtu siç ju kam informuar më 6 Janar 2022, mund t’jua them me siguri të plotë se sot zyrtarisht futet në rend ditë për seancën e ardhshme të Bundesratit, më 11 Shkurt 2022 çështja e patentave të shoferëve. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë bashkëkombasit tanë që jetojnë apo që pretendojnë të zhvendosën në Gjermani. Në draftin e dorëzuar në fund të dhjetorit në Këshilin Federal, qeveria gjermane propozoi njohjen e patentave nga Shqipëria pa provime në teori dhe praktik për pothuajse të gjitha kategoritë:

A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE. Vetëm për patentat nga Shqipëria që i përkasin kategorisë AM për konvertimin do të kërkohet një provim praktik. Ndërkohë, përsa i përket lejeve të drejtimit nga Kosova, pritet konvertimi pa provim në këto kategori: AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME