Categories Lajme

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, mbërrin në Himarë me helikopterin e ushtrisë shqiptare (VIDEO)

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair ka mbërritur në Himarë me helikopter sonte. Në pamjet e siguruara nga “Top Channel”, shihet teksa ish-kryeministri zbret nga helikopteri në stadiumin e Himarës.

Mjeti fluturues është njëri prej helikopterëve “Cougar” që përdor ushtria shqiptare, ndërsa makinat që  presin ish-kryeministrin janë me targa të MB të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, ku duken disa gardistë me veshjet tipike civile.

Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së Tony Blair por nuk përjashtohen pushimet. Kjo është e disata herë që ish-kryeministri britanik viziton Shqipërinë. Ai ishte për të kaluar pushimet në vitin 2016 dhe 2021.

Blair dhe bashkëshortja janë pajtuar prej vitit 2013, kur Rama erdhi në pushtet, si këshilltarë, zyrtarisht pa pagesë, të qeverisë shqiptare.

Kryeministri Edi Rama e ka deklaruar veten shpesh si mik të Toni Blair. Ky i fundit deklaronte se kompania e tij “Toni Blair Institute for Change” do të përfaqësojë falas Shqipërinë në gjykimin e pritshëm në Hagë, përballë Greqisë, për çështjen e delimitimit të kufirit detar mes dy vendeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME